Mos i lëndoni këto zemra të njoma

Femra sado të jetë e përkdhelura e babës dhe e vëllezërve të sajë, ajo pasi të martohet mbështetjen dhe forcën e sajë në shumë raste e gjenë tek burri i sajë. Ajo vetvetiu fillon të mendojë se dashuria dhe kujdesi që e gëzonte dikur tek babai tashmë këtë kujdes duhet ta gjejë tek burri i sajë.
Kështu me momentin që burri ngrit zërin ndaj sajë, e nënçmon, e ofendon dhe ia lëndon zemrën ajo fillon të qajë sepse është aq e ndishme, ndonëse në sy të burrave duket e pakuptimtë përse të qahet “për kot” por ndjenjat e sajë ende janë fëmijërore ndonëse ajo është sot një grua dhe nënë.
Ndaj kujdes mos i lëndoni këto zemra të njoma, sepse i keni emanet nga Zoti!

Emine Bajrami