Mos pini lëngje të tharta në mëngjes

Uji i ngrohtë me limon për metabolizëm, i cili rekomandohet sapo të ngriheni nga shtrati, mund të dëmtojë dhëmbët

Një gotë ujë me limon të cilën nutricionistët gjithnjë e më shpesh e rekomandojnë për fillim të ditës, mbase edhe ndihmon që të përshpejtoni metabolizmin, mirëpo mund të dëmtojë dhëmbët.

Efektet e ujit me limon posaçërisht mund të jenë të këqija për dhëmbët nëse kjo pije pihet menjëherë sapo të zgjoheni, ashtu si rekomandohet për metabolizëm, për të përshpejtuar tretjen.

Stomatologët thotë që uji i ngrohtë me limon dëmton zmaltin e dhëmbëve, për ç’shkak dhëmbët bëhen të ndjeshëm dhe marrin ngjyrë të verdhemët.

– Zmalti i dhëmbëve dëmtohet për shkak të thartirës së limonit. Nëse këtë vazhdimisht e përsërisni, atëherë nëse vazhdimisht konsumoni lëngje dhe ushqim të thartë, shpartallohet zmalti i dhëmbëve ndërkaq shtresa e brendshme e dhëmbëve, e cila ka nuancë pak të butë, mbetet e ekspozuar dhe shumë e ndjeshme.