Moska pranon që Turqia të organizojë një takim Ukrainë-Rusi

Genadi Gatilov

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Genadi Gatilov, deklaroi se Moska pranon që Turqia të organizojë një takim mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë.

“Moska e konsideron idenë e pranueshme që Turqia të organizojë një takim të ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës”, tha Genadi Gatilov.

Turqia, e cila ka marrëdhënie të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë, ka bërë thirrje për një armëpushim për t’i dhënë fund luftimeve.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu propozoi të premten që homologët e tij rusë dhe ukrainas, Sergej Lavrov dhe Dmytro Kuleba, të takohen në një forum diplomatik në Antalia.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar telefonata të veçanta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin britanik Boris Johnson për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Erdogan i tha Johnson se Turqia do të vazhdojë të përpiqet për një armëpushim të menjëhershëm si dhe një fund të menjëhershëm të veprimeve të Rusisë ndaj Ukrainës, sipas një deklarate të shkurtër të lëshuar nga zyra e tij. /tiranapost