Moti për sot në Kosovë

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë por jo si java që e lame pas.

Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s .