Motori i kërkimit të Google mund të bëhet me pagesë

Kompania në pronësi të Alphabet, por mendon ndryshimin e modelit të biznesit duke vendosur një çmim për disa prej produkteve të saj kyçe.

Google, motori i kërkimit përdorur nga më shumë se 1 miliardë njerëzve në mbarë botën, raportohet se është duke konsideruar aplikimin e tarifave për përmbajtjet Premium gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Kompania në pronësi të Alphabet, por mendon ndryshimin e modelit të biznesit duke vendosur një çmim për disa prej produkteve të saj kyçe.

Do të ishte hera e parë që Google tarifon përdoruesit për përmbajtjet e saj. Sipas Financial Times (FT) kompania po elaboron shtimin e disa funksionaliteteve kërkimore AI në shërbimet e saj Premium të cilat aktualisht ofrojnë qasje në asistentin e ri AI quajtur Gemini, versioni i chatbotit viral ChatGPT ndërtuar nga Google.

Ekzekutivët ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të ecin përpara me këtë plan, por FT tha se inxhinierët janë duke zhvilluar mënyrën sesi do të aplikojnë shërbimin.

Motori tradicional i kërkimit të Google do të mbetej falas, por me reklama.

Google, që shpiku teknologjinë bazë për bumin e sotëm të AI, është gjithashtu përfshirë në betejë me dy lojtarë të industrisë që kanë tërhequr vëmendjen e botës së biznesit – krijuesi i ChatGPT OpenAI dhe mbështetësi i tij Microsoft.