MPJ e Serbisë: Daçiq mori garanci nga SHBA që Asociacioni duhet të formohet

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq gjatë vizitës në ShBA ka takuar Derek Chillet dhe Gabriel Escobar.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, thuhet se Daçiq ka marrë sigurinë e SHBA-së se “besojnë që Asociacioni duhet të formohet” dhe se amerikanët “vlerësojnë shumë pozicionin konstruktiv të Serbisë në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.

Në fotografitë e publikuara, Daçiq shihet që ia ka bërë një dhuratë emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar