MSF: BE të ndryshojnë plotësisht qasjen ndaj migrimit

Mjekët pa Kufij (MSF) publikuan një raport me titull “Ndërtimi i krizës në Europë” dhe ftuan edhe një herë udhëheqësit e Bashkimit Europian të ndryshojnë plotësisht qasjen e tyre ndaj migrimit.

”BE duhet t’i japë fund politikave të përmbajtjes dhe parandalimit, të cilat janë duke shkaktuar dëme të evitueshme për shëndetin dhe mirëqenien e azilkërkuesve, refugjatëve dhe migrantëve të tjerë”, shkruhet në deklaratën e MSF.

“Për më shumë se pesë vjet, politika e BE-së për ndalimin e njerëzve dhe përpunimin e kërkesave të tyre për azil në pikat e nxehta të ishujve grekë kanë krijuar një krizë të paparë dhe të jashtëzakonshme vuajtjesh njerëzore”, theksoi Reem Mussa, këshilltar humanitar i MSF-së për migracionin.

MSF tha se gjatë 2019 dhe 2020, klinikat e shëndetit mendor në ishujt Chios, Lesbos dhe Samos në Greqi trajtuan 1 369 pacientë, shumë prej të cilëve vuanin nga probleme të rënda të shëndetit mendor prej kushteve. /atsh