MSH: 8 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orë. Vlora, qarku i parë ku nuk ka raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që jep lajmin e mirë se Vlora është qarku i parë ku nuk ka ma raste aktive me koronavirus, ndërsa aktualisht janë 136 raste aktive në vend.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.

‘Janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital’, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (15 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,375

Testime totale 762,976
Raste pozitive 132,469
Raste të shëruara 129,879
Raste Aktive 136
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1

/tch