MSH-ja licencon edhe 11 laboratorë për kryerjen e testeve serologjike për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë të martën licencoi edhe 11 institucione shëndetësore private, për të kryer teste serologjike për Covid-19.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, 11 institucione private shëndetësore do të kryejnë teste serologjike.

Laboratorët e licencuara janë në Skenderaj, Gjilan, Fushë Kosovë, Pej,  Graçanicë, Mitovicë, Ferizaj, Kaçanikë, Obiliq, Prishtinë.

Deri më tash, MSH-ka ka licencuar 101 laboratorë për analiza të COVID-19, por vetëm dy prej tyre kryejnë analiza PCR, që llogariten më të saktat dhe të cilat kryhen vetëm edhe në Institutin e Shëndetësisë Publike.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti ka thënë se është menduar t’i ketë 100 mijë teste virologjike dhe dyfishin e testeve serologjike, me të cilat do të testohet popullata në mënyrë që të diagnostikohet COVID-19, por edhe të shihet shkalla e imunitetit të fituar të popullatës, të cilët nuk janë diagnostikuar asnjëherë me koronavirus.