Ballina Sport Futboll Muçi gati për vikend ndaj Bashakshehirit

Muçi gati për vikend ndaj Bashakshehirit

Te Trabzonspori po shpresojnë që Ernest Muçi të jetë gati për këtë vikend në kuadër të Superligës së Turqisë.

Muçi i mungoi Trabzonsporit në ndeshjen e xhiros së parë, në të cilën barazoi 1:1 me Kasimpashan për shkak të lëndimit.

E shkaku i lëndimit, Muçi nuk do të jetë në dispozicion as për ndeshjen e parë të “play-offit” të Ligës së Evropës kundër Ferencvarosit, të enjten.

Megjithatë, ai pritet të përfshihet në ekip për ndeshjen e xhiros së dytë të kampionatit turk kundër skuadrës së Bashakshehirit.

Këtë ndeshje, Trabzoni e luan të dielën në shtëpi dhe besohet se Muçi do të jetë i gatshëm për lojë dhe do të ketë minutazhë.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, sezonin e shkuar ishte lojtari kryesor te Trabzonspori, ku realizoi 15 gola dhe bëri 9 asistime në të gjitha garat.