Shkencëtarët e kanë lidhur konsumin e rregullt të avokados, bananeve dhe spinaqit me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, nevojës për trajtim spitalor ose vdekjes.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se heqja e kripës nga dieta juaj mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve me zemrën.
Zvogëlimi i numrit të vakteve me kripë të shtuar ose eliminimi i plotë i kripës mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin e zemrës.
Kaliumi e ndihmon trupin të largojë më shumë kripë nga qarkullimi i gjakut. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët u përpoqën të kuptonin nëse më shumë kalium mund t’i sillte dobi njerëzve në uljen e rrezikut kardiovaskular.
Një nga autorët kryesorë të studimit, thekson se trupi i njeriut evoluoi falë një diete të pasur me kalium dhe të varfër me natrium, kur ne lindëm dhe u rritëm në savanë dhe hanim fruta dhe perime.
Sipas tij, kaliumi është thelbësor për funksionin e zemrës dhe nga studimet vëzhguese dihet se nivelet e ulëta të kaliumit rrisin rrezikun e aritmive, pamjaftueshmërisë kardiake dhe vdekjes. Dihet gjithashtu se nivelet e kaliumit mund të rriten.
Sipas studimit, një konsum më i lartë i kaliumit përmes dietës nuk mund të jetë i dobishëm vetëm për pacientët me sëmundje të zemrës, por ndoshta për të gjithë ne, kështu që ndoshta të gjithë duhet të zvogëlojmë konsumin e natriumit dhe të rrisim përmbajtjen e kaliumit në ushqimin tonë.
Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore ka theksuar mungesën e kaliumit në të gjithë Evropën si një shqetësim të madh ushqyes. Në Mbretërinë e Bashkuar, Sondazhi i fundit Kombëtar i Ushqyerjes, i botuar këtë vit, tregon se një e treta e adoleshentëve dhe një e katërta e të rriturve janë në rrezik të mungesës së kaliumit, gjë që ka implikime për kontrollin e presionit të gjakut dhe funksionin e muskujve.
Secili prej nesh mund të bëjë shumë për të rritur marrjen e kaliumit duke ngrënë më shumë fruta, perime dhe peshk. Lëngjet e frutave janë veçanërisht të pasura me kalium. Ushqime të tjera kryesore janë spinaqi, fasulet lima, patatet e pjekura, kosi, bananet dhe toni.
Nëse mjeku juaj ju ka këshilluar të rrisni marrjen e kaliumit përmes dietës suaj, mund ta bëni këtë duke përfshirë më shumë perime dhe fruta të pasura me kalium, të tilla si spinaqi, bananet ose avokadot, në dietën tuaj, si dhe bishtajore, peshk, arra dhe fara.
Mos u përpiqni të rrisni marrjen e kaliumit me shtesa, përveç nëse jeni nën mbikëqyrjen e një mjeku, sepse një nivel shumë i lartë kaliumi është i rrezikshëm, mund të shkaktojë arrest kardiak.








