Mungesa e barnave rrezikon jetën e fëmijëve në Gaza

Mjekët rekomandojnë disa raunde vaksinash për foshnjat dhe fëmijët, për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe për të parandaluar sëmundjet infektive.

Megjithatë, në Gazë po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden vaksinat, dhe zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se mungesa e tyre po rrezikon seriozisht jetët e më të vegjëlve.

Sistemi shëndetësor në territorin e rrethuar po përballet me mungesë të theksuar barnash, përfshirë edhe vaksinat bazë, ndërsa rreziku nga përhapja e sëmundjeve po rritet çdo ditë.