Mungesa e rrymës shkakton kaos në rrugët e Prishtinës

Më shumë se gjysma e Kosovës, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtina, është duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Mungesa e rrymës dhe reshjet e shiut kanë bërë që rrugët e Prishtinës të shndërrohen në kaos kolonat e mëdha të veturat për shkak të mos funksionimit të semaforëve, shkruan lajmi.net.

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar ta ndalë nga prodhimi “Bllokun B2” të Termocentralit “Kosova B” i cili prodhon 250 MW/h.