Muriqi sa herë shënon, Fenerbahçe fiton

Vedat Muriqi sa herë ka shënuar i ka sjellë fat Fenerbahçes.

Që prej transferimit të tij te gjiganti turk, në 11 ndeshjet që ka shënuar, Fenerbahçe gjithmonë ka shënuar fitore, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, shihet një rënie e reprezentuesit kosovar si dhe e Fenerbahçes.

Në tri ndeshjet e fundit në ligë, Fenerbahçe nuk ka shënuar fitore, ndërsa as Muriqi nuk ka realizuar gol ende.