Musiala paralajmëron largimin nga Bayerni

Mesfushori ofensiv, Jamal Musiala mund të mos jetë pjesë e Bayern Munichut në sezonin e ardhshëm. “Kicker” ka shkruar të martën se reprezentuesi i Gjermanisë pritet të largohet nga bavarezët verën tjetër.

Bëhet e ditur se Musiala ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin, duke i bërë me dije klubit se do të presë të paktën deri në fund të sezonit aktual.

Mësohet se 20-vjeçari po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër, ndërsa interesim tashmë për shërbimet e tij, kanë shfaqur Liverpooli e Real Madridi. Musiala ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet deri në 100 milionë euro.

Ai prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Bayernit dhe këtë sezon ka 1 gol e 2 asistime në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.