Muslimanët e Ballkanit festojnë Pavarësinë e Kosovës në Londër (Foto, video)

Krahas manifestimeve të shumta të mbajtura në Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, një i tillë u mbajt edhe në Britani të Madhe nga Shoqata e Muslimanëve të Ballkanit, “Drita”.

Manifestimi u bë personalitete,  aktivistët dhe qytetarë që i takojnë komunitetit musliman që vie nga rajoni i Ballkanit.

Studiuesi Bejtullah Destani, i cili ishte i pranishëm në këtë manifestim ligjëroi para të pranishmëve, lidhur me faktet historike se si Kosova mbeti territorialisht e përjashtuar nga shteti shqiptar i formuar në vitin 1912.

Sipas arkivave të fundit të nxjerra në Turqi, Perandoria Osmane e asaj kohe nuk kishte kundërshtuar shpalljen e shtetit shqiptar si të pavarur.

Në mesin aktiviteteve të tjera në këtë manifestim ishte edhe leximi i Kur’anit Famëlartë. /Mesazhi/