Mustafa kritikon Thaçin: Për ndihmë Houstonit nuk komunikohet përmes Facebook-ut

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj mënyrës së propozimit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, që Qeveria të ndaj 100 mijë dollarë ndihmë për të goditurit nga përmbytjet në Houston të SHBA-ve.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “për këto çështje Presidentët nuk komunikojnë komunikojnë me qeverinë me Facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjitimitetin e saj”

Postimi i Mustafës:

“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj. IM” (sic.), ka shkruar Mustafa.