Mustafa: Vizita e Bidenit, pozitive për marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, ka thënë se takimi ishte shumë i frytshëm.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se vizita e Bidenit do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Lexoni postimin e Mustafës:

Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral.

Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!