Myftiu Tërnava dhe zv/kryetari i Dijanetit inspektuan punimet e Xhamisë Qendrore

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me zv/kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Selim Argun inspektuan nga afër punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Myftiu i Kosovës e njoftoi për së afërmi zv/kryetarin e Dijanetit për punimet e ndërtimit të xhamisë, për pamje që do të merr pas ndërtimit kjo xhami si dhe për rëndësinë e veçantë që do të ketë për kryeqytetin, duke veçuar nevojën e madhe të besimtarëve për një xhami të tillë.