Myslimanët anembanë Indisë festuan Fitër Bajramin të martën, edhe pse festimet e sivjetme mbetën në hije të një serie sulmesh të fundit ndaj komunitetit gjatë muajit të Ramazanit.
Festa zakonisht shënohet me lutje të përbashkëta e dreka të përbashkëta, por festimet në Indi për dy vjetët e fundit janë dëmtuar nga kufizimet e COVID-19. Në Kashmirin e kontrolluar nga India, myslimanët ka tre vjet që u janë nënshtruar masave represive ushtarake pasi India ia suprimoi gjysmautonominë rajonit më 2019, pasuar edhe me masat e mbylljes shkaku i pandemisë.
Rajoni përjetoi gjithashtu ngritje të dhunës gjatë Ramazanit, me të paktën 20 militantë, dy civilë dhe pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë të vrarë. /koha


