Nagavci: Të hënën do të kemi Qeverinë Kurti

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci është shprehur optimiste se ditën e hënë do të votohet Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

E pyetur për se a është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për bashkëqeverisje, Nagavci është përgjigjur shkurt për këtë.

“Të hënën do të kemi Qeverinë Kurti”, tha ajo për KP.

LVV-LDK pajtohen për bashkëqeverisje – nesër pritet dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit dhe nënshkrimi i marrëveshjes

Ndërkaq, sot siç ka mësuar Telegrafi nga burimet brenda LVV-LDK-së, dy partitë janë pajtuar për bashkëqeverisje.

Pas këmbënguljes së LDK-së, Vetëvendosje do të lëshojë pe, dhe Glauk Konjfuca pritet që nesër të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit duke marrë tjetër post.

Marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet të dielën dhe të bëhet publike edhe zyrtarisht nga dy partitë.

Më pas, këto dy parti do të mblidhen prapë për të diskutuar rreth emrit që do të jetë president i ardhshëm i Republikës së Kosovës.