Namazi mund ta shërojë dhimbjen e shpinës

Një studim i bërë nga Binghamton University në New York, përdori modele të gjeneruara në mënyrë kompjuterike të indianëve, aziatëve dhe amerikanëve për t’i parë efektet e ritualeve të lutjeve në pjesën e poshtme të shpinës.

Shkencëtarët thonë se nëse këto lutje performohen rregullisht dhe në formën e duhur, atëherë ato do të ndihmonin në lehtësimin e dhimbjeve të pjesës së poshtme të shpinës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

“Lutja mund ta eliminojë stresin dhe ankthin, por ka edhe hulumtime që tregojnë se ritualet e lutjeve mund të konsiderohen si trajtim efikas klinik i mosfunksionimeve neuro-muskulo-skeletore”, tha Dr. Mohammad Khasawneh, profesor i shkencës së sistemeve dhe inxhinierisë industriale në Binghamton.

“Për më shumë, këto studime tregojnë se ka një lidhje të fortë mes lutjeve dhe vigjilencës tonë për ta pasur një mënyrë të shëndetshme jetese”, shtoi ai.

Studimet e mëhershme i kanë studiuar vetëm efektet psikologjike të lutjeve fetare, ndërsa ky studim është ndër të parët që ka hulumtuar për efektet fiziologjike të tyre.