Napoli do ta “blindojë” me kontratë të re Rrahmanin

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës do të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin që e mban atë në “Diego Armando Maradona” deri në vitin 2027.

Kështu ka raportuar gazetari italian dhe një nga më të besueshmit në botën e futbollit, Fabrizio Romano.

Romano ka raportuar se Rrahmani dhe Napoli do të nënshkruajnë një marrëveshje deri në vitin 2027, me mundësi për zgjatjen edhe për një vit tjetër.

“Napoli është afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me qendërmbrojtësin Amir Rrahmani. Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet së shpejti, do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027. Kontrata do të përfshijë një opsion për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028” – raportoi Romano në Tëitter.

29-vjeçari nga Prishtina iu bashkua Napolit në janar të vitit 2020 nga Hellas Verona për rreth 14 milionë euro.

Rrahmani këtë edicion është rikthyer në një “muri të gjallë” për mbrojtjen napolitana.

Napoli me Amir Rrahmanin këtë edicion e ndajnë edhe disa ndeshje deri në stolisjen me titullin e kampionit në Serie A.