NATO përkohësisht suspendon aktivitetet stërvitore në Irak

NATO përkohësisht do të suspendojë aktivitetet stërvitore në Irak pas vrasjes së komandantit të Forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, në një sulm ajror të SHBA-ve në Bagdad.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), ushtruesi i deytrës zëdhënës i NATO-s Dylan White tha: “Siguria e stafit tonë në Irak është thelbësore. Ne vazhdojmë të ndërmarrim masat e nevojshme paraprake. Misioni i NATO-s po vazhdon, por aktivitetet stërvitore përkohësisht janë suspenduar”.

Ai theksoi se misioni i NATO-s në Irak ka personel prej disa qindra personave dhe në kërkesë të qeverisë së Irakut, ata ndihmojnë në forcimin e forcave të Irakut dhe parandalimin e kthimit të DEASH-it.

White tha se NATO po monitoron situatën në rajon “shumë afër” dhe shtoi: “Ne mbetemi në kontakt të ngushtë dhe të rregullt me autoritetet amerikane”.

Ai gjithashtu tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper zhvilluan një bisedë telefonike pas zhvillimeve të fundit.

– Vrasja e Soleimanit

Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamor që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili i dha Soleimanit çmimin më të lartë shtetëror vitin e kaluar, u zotua për “një hakmarrje të hidhur” si reagim ndaj vrasjes.

Soleimani ishte komandant i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, e cila është përkufizuar si grup terrorist nga SHBA. Grupi vlerësohet të ketë 20.000 anëtarë.