NATO shpalos sanksionet e reja për Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca do të tërheqë akreditimin e shtatë anëtarëve të personelit rus në trupat ushtarake në misionin e Moskës.

Ai tha gjithashtu se misioni duhet të kufizohet në një maksimum prej 20 personash.

Ky është reagimi i fundit ndëshkues nga Perëndimi për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, helmim i cili rezultoi fatal. /MESAZHI/