Ndalet Arsenali

Kanë përfunduar tri nga katër ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali ka barazuar 0:0 me Newcastle United.

Lideri i kampionatit anglez merr vetëm një pikë ndaj Newcastle, ku kjo e fundit nuk di për humbje në 16 ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Ndërkaq, krahas ndeshjes mes Arsenalit dhe Newcastle u zhvillua edhe takimi mes Evertonit e Brightonit, ku fitore regjistroi Brightoni me rezultat bindës 4:1.

Po ashtu, fitore sot shënoi edhe skuadra e Fulhamit, e cila e mposhti si mysafire 1:0 Leicester Cityn.

Rezultatet finale të tri ndeshjeve që përfunduan në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Arsenal 0:0 Newcastle United

Everton 1:4 Brighton

Leicester City 0:1 Fulham.