​Ndalet United, barazon me Crustal Palace

Crystal Palace ka ndërprerë ecurinë tejet pozitive të Manchester United në Premier Ligë duke e ndalur me barazim 1-1.

“Djahtë e Kuq” po kalonin nëpër një seri me fitore të njëpasnjëshme dhe ky është barazimi i parë pas pesë fitoreve radhazi, transmeton KosovaPress.

Madje, skuadra e Ten Hag ishte shumë afër fitores së radhës, por e lëshoi atë nga duart në minutat shtesë të ndeshjes. Ata ishin në epërsi 1-0 që nga minuta e 43’ me golin e Bruno Fernandes, por ishte Olise ai i cili barazoi shifrat në minutat shtesë të ndeshjes duke bërë që skuadrat t’i ndajnë pikë.

Pas këtij barazimi, United mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, kurse Crystal Palace është në vendin e 12-të me 23 pikë.