Ndarja në dy mendime

Ubejd Gashi

Kush fiton, ai jo vetëm histori, por çdo gjë tregon.
P. sh., tërë shqiptarët e donin Shaban Polluzhën. Dhe e dinin që është I mirë. E kishin përjetuar. E kishin parë dhe e kishin dëgjuar. E njihnin mirë.
Pastaj ndërruan gjërat.
Fituesi të mirit I thotë I keq, kurse të keqit I thotë I mirë.
Shabani u shpallë tradhtar dhe armik I sistemit, kurse Ali Shukriu me serbo-shqiptarët tjerë komunistë u shpallën heronj!!!
Dhe filloi propaganda nëpërmjet të gjitha MJETEVE TË NDIKIMIT.
Dhe u ritën breza të tërë të cilët ishin ushqye me këto anti-mësime.
Dhe është e qartë se u formuan dy grupe të mendimit.
Mendimi se Shaban Polluzha ishte atdhetar dhe mendimi tjetër se ai ishte tradhtar.
Ose,
Mendimi se komunizmi ishte shpëtimi ynë dhe mendimi se komunizmi ishte shkatërrimi ynë.
Mendimi se Besimi është vlerë dhe mendimi se ateizmi është vlerë.
E kështu me radhë.
Çështja është se u formuan dy grupe të mendimit.
Mendimi që bazohet në DITURINË e atyre që e kanë ditë të vërtetën, dhe
Mendimi që bazohet në MËSIMET e atyre që kanë fituar.
Pra,
Me kalimin e kohës, për çdo çështje janë krijua dy mendime.
Mendimi I VËRTETË dhe mendimi mashtrues.
Mendimi I vërtetë i cili gjithmonë bazohet në argument, në logjikë, në ata që e kanë përjetuar, në ata që e din me t’ vërtetë të vërtetën, që e kanë dëgjuar me veshët e tyre dhe e kanë parë me sytë e tyre.
Dhe, kemi mendimin e bazuar në propagandën e atij që ka fituar, atij që ka MJETET E NDIKIMIT në duar të veta.
Këto dy mendime gjithnjë ballafaqohen në mes veti.
Ai që e din të vërtetën dhe ai që nuk e din të vërtetën.
Shembujt tjerë janë të ngjashëm.
Prandaj kemi dy mendime.
Për çdo gjë.
Kryesore,
Duhet kuptuar se ku bazohen mendimet.
A në diturin e vërtetë, apo në mësimet e fituesit.
Kështu është edhe për Enverin, për Turkun, për komunizmin, për ateizmin, për Fetë, edhe për Fenë Islame, edhe për miqtë tanë dhe armiqtë tanë.
Edhe për një mijë çështje tjera.
Tash, kush e ka mirë.
Ai që e din të vërtetën. Ai që e ka përjetua të vërtetën. Ai që e ka pa me sytë e tij dhe e ka dëgjua me veshët e tij. Ata që kanë mësuar nga ky grup.
Apo,
Ai që e ka dëgjua nga sistemi. Nga propaganda e sistemit. Nga gënjeshtra. Nga ai që ka fitua.
A më mirë e dinin të vërtetën për Shaban Polluzhën ata që e kanë njohtë dhe kanë ndejë me të, fëmijët e tyre,
apo, gjeneratat që mësuan për Shaban Polluzhën nga sistemi fitues I armiqve të shqiptarëve.
A më mirë e kanë ditur të vërtetën ata që e kanë përjetuar kohën e turkut, apo gjeneratat që mësuan nga fituesit (nga armiqtë e turkut) ?!
Njëjtë është,
Edhe për çështjet dhe mësimet e shumta ideologjike, fetare, filozofike, politike, historike, mitologjike, ekonomike, juridike, shoqërore etj.
Pra,
Ai që fiton shkruan, mëson, propagandon, gënjen, shpërlan tru.
Ajo që është me rëndësi të dihet është se, KUSH KA FITUAR.
Te ne, në Shqipëri, në Botë dhe në Botën muslimane.
Kjo eshte gjeja me e rendesishme te dihet.
Kush ka fituar ?!
Sepse, është e qartë pra, se ai që fiton propagandon çka të dëshiron.
Ai shpërlan tru.
Ai nxjerrë nga truri disa mendime, dhe instalon në tru disa mendime.
Shpërlan trurin.
Kjo është shkurtë si është shpërla truri te ne.
Dhe si janë formuar keto dy grupe të medha te mendimit per çdo gje.
Se,
Ai që fiton, ai që pushton, ai që kolonizon, ata bëjnë edhe një mijë gjëra tjera.
Kjo, shpërlarja e trurit, është një çështje.
Por, që lenë dhe që ka lënë pasoja shumë të mëdha.
Çdo kund .
Te ne dhe në botë!

Nga: Ubejd Gashi