Cila ka ndikim më të madh në formimin e personalitetit të njeriut: trashëgimia gjenetike apo mjedisi shoqëror, me gjithë faktorët që ai përfshin?
Personalisht, unë prirem të besoj se ndikimi i mjedisit është më i madh, sepse truri nuk e përfundon plotësisht zhvillimin e tij deri rreth moshës njëzet e pesë vjeç. Prandaj, mjedisi ka një ndikim të dukshëm në thellësinë e mendjes së njeriut dhe në mënyrën e tij të të menduarit.
Edhe realiteti dhe historia e dëshmojnë këtë, pothuajse në mënyrë të padiskutueshme. Në zonat rurale, fshatrat e vegjël dhe të thella ka shumë njerëz të talentuar dhe me aftësi të jashtëzakonshme mendore, por prapambetja e mjedisit ka bërë që talentet e tyre të shfaqen dhe të shfrytëzohen shumë pak, ose aspak.
Kjo do të thotë se nuk duhet të përqendrohemi vetëm te inteligjenca, por pjesën më të madhe të vëmendjes duhet t’ia kushtojmë arsimimit, trajnimit dhe krijimit të një mjedisi familjar e shoqëror të shëndetshëm dhe stimulues.
Dr. Abdulkerim Bekkar
Hoxhë Halil Avdulli







