Ndiqni këto rregulla për të mos shkatërruar baterinë e celularit

Ekziston një listë me rregulla që ndihmojnë në rritjen e jetëgjatësisë për baterinë e telefonit tuaj celular. Mos besoni çdo gjë që thuhet, por ndiqni këto rregulla që bateria e celularit të mos ju prishet kurrë.

Mos e mbushni gjatë natës

Të gjithë ne bëjmë gabim duke e mbushur aparatin tonë celular gjatë natës. Kjo nuk është diçka që duhet bërë, pasi gjatë natës pasi telefoni është mbuhur plotësisht ne harrojmë ta heqim nga priza. Kjo i shkakton dëme të mëdha baterisë dhe këto dëme bëhen shkak edhe për djegjen e saj.

Mos e mbushni në 0%

Bateritë e celularëve vazhdimisht duhet të bëjnë ciklin e mbushjes së plotë dhe sidomos kur bien në 0%. Mos e lini kurrë baterinë e telefonit tuaj të bjerë në 0% pasi nëse kjo ndodh shpesh telefoni mund të mos ju ndizet më.

Mos e lini mbushësin në prizë

Kështu mund të dëmtoni mbushësin dhe veten. Nëse është duke marrë lidhje të shkrutër mbushësi i telefonit, mund të plasë nga ndonjë luhatje e tensionit apo nga mbingarkesa.