Ndryshime në kabinetin qeveritar të Arabisë Saudite

Në kabinetin qeveritar në Arabinë Saudite janë ndryshuar disa ministra përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Adel al-Jubeir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, me dekretin mbretëror të publikuar janë bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Në këtë kuadër në vend të ministrit të Jashtëm Adel al-Jubeir, është emëruar Ibrahim al-Assaf, në vend të ministrit të Informacionit, Avvad bin Salih al-Avvad është emërtuar Turki esh-Shebane, në vend të ministrit të Gardës Kombëtare, Halind bin Abdulaziz bin Ayyaf është emëruar Abdullah bin Bender, si dhe në vend të ministrit të Arsimit, Ahmed bin Muhammed al-Isa është emëruar Hamed Al-Shejh.