Ndryshojnë temperaturat nga nesër, ky është moti

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat në orët e mbrëmjes mund të sjellin edhe reshje shiu.

Temperaturat do të sillën në mes 3 e 10 gradë Celsius. Nesër pritet që të vazhdojë të mbajë mot me vranësira të cilat në pjesën më të madhe të ditës mund të sjellin reshje shiu të intensitetit të ndryshëm.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të lëvizin në mes minus 2 e 9 gradë Celsius. Në ditën e dytë të fundjavës, pritet zvogëlim i vranësirave, por edhe rënie të temperaturave ato do të sillën në mes minus 3 e 6 gradë Celsius.