Në ditën e librit…

Hoxhë Vladimir Kera

Në ditën e librit më vjen ndërmend se Zoti zgjodhi librin si rrugë komunikimi me njerezit, kështu na mësoi se edhe popujt e tjerë që ju ka zbritur libri ti thërrasim si “njerëzit e librit” (Ehlul-kitab).
Gjithashtu Kur’ani lajmëron se Zoti ditën e fundme gjithsecilit do ti japë librin e veprave të veta e do ti thotë “lexoje librin tënd…”.
Po ashtu na ka lajmëruar se çdo gjë shënohet në “librin e ruajtur” (leuhil-mahfudh).

Kështu fillim e fund me libër udhëzohesh, si popull i librit specifikohesh, prej shënimeve të librit do të gjykohesh dhe po nga pasimi i librit do të shpëtohesh.

Nga: Hoxhë Vladimir Kera