Në errësirë e praktikojmë individualisht, në dritë e mallkojmë kolektivisht!

Hoxhë Halil Avdulli

Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është me ta kur kalojnë natën duke thënë fjalët që Ai nuk i pëlqen. Allahu i ka vënë rreth punës që bëjnë ata. (Kaptina Nisa-108)
Një nga problemet tona si shoqëri është se ne i praktikojmë shumë dukuri negative si individë për përfitime personale, pastaj i mohojmë ato si kolektiv dhe i shohim si pengesë për interesin publik.
Nepotizmin, për shembull, pothuajse të gjithë e përdorim nëse na vjen mundësia (në spital, në postë, në komunë, të heqim një dënim në trafik…) Pastaj në muhabete shoqërore dhe publike e mallkojmë, dhe e pranojmë se kjo dukuri e ka gërryer shoqërinë dhe ka manipuluar aftësitë dhe të drejtat midis njerëzve, ky është veç një shembull, përballë shumë të tjerëve.

Nga: Halil Avdulli