Në Gjermani mbahen zgjedhje parlamentare

Gjermanët sot ia kanë mësyer kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme në të cilat pritet që liderja konservatore Angela Merkel të marrë një tjëtër besim për formim të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot 61.5 milionë votues në vend në 299 zona elektorale në të gjithë Gjermaninë, do të votojnë për të zgjedhur 598 anëtarët e parlamentit të ri.

Liderja 63 vjeçare Merkel, që synon mandatin e katërt të njëpasnjëshëm të kancelares ka qenë favoritja kryesore në sondazhet e mbajtura para zgjedhjeve.

Sipas sondazheve të fundit të opinionit publik, që kompania INSA ka zhvilluar për gazetën gjermane Bild pritet që Unioni Kristian-Demokrat (CDU) të marrë 34 për qind, Partia Social Demokrate 21 për qind, Partia Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë 13 për qind, Partia e Majtë 11 për qind, Demokratët e Lirë (FDP) 9 për qind dhe Partia e Gjelbër 8 për qind.

Në zgjedhje garojnë 4.828 kandidatë, nga të cilët 92 prej tyre janë me origjinë turke, ku gjithashtu theksohet se 720 mijë votues me origjinë turke do të votojnë në këto zgjedhje.