Në gjygjësinë e Kosovës gjithcka ndahet përvec dretësisë!

Dr. Rijad Imeri

Ai vend, ku shpresa e fundit e qytetarit është për një shkëndijë drejtësie, aty shuhet edhe ajo…

Ngase gjygjësori sot është në shërbim të krimit dhe kriminelëve, e jo në shërbim të qytetarëve të saj.

Një tempull i cili është simbol i dhunimit dhe përdhunimit të qytetarëve të Kosovës, simbol i krimit dhe masakrave, i okupimit dhe ozurpimit, i dëbimit dhe shkatërrimit, e që qëndron si hije e zezë në zemër të Kosovës, në vend që të shkulet njëherë e përgjithmonë, ai mbetet ende, vetëmse dallimi është se tani do të mbrohet me ligj.

Dhe që nga sot, ky tempull famëkeq, jo vetëm që do të mbetet simbol i tmerrshëm i së kaluarës, por, simbol edhe i së ardhmes i cili tregon se në Kosovë jo që nuk ka vetqeverisje, por se sa është pushteti serb i ngulitur në strukturat qeverisëse dhe ato të gjyqësisë!

Dhe kumbanat e saj do të kumbojnë cdo ditë në kokat tona, sic kumbonin tanket serbe dikur mbi kokat dhe catit tona!

Cuditërisht për këtë gjë nuk u dëgjohet zëri i atyre të cilët ulurojnë e cirren natë e ditë kur është në pyetje e drejta e qytetarit të Kosovës për një vendfalje !

… kohë maskarenjësh …