Ballina Artikuj Ne jemi një umet që mbytemi në detaje

Ne jemi një umet që mbytemi në detaje

Dr. Abdulkarim Bakkar - د. عبدالكريم بكار

Ne jemi një umet që mbytemi në detaje, siç thotë dijetari i madh Muhamed el-Gazali, Allahu e mëshiroftë.
Abdesi, i cili mund të mësohet për dy minuta, rreth tij shkruajmë dhjetëra libra. Namazi, i cili mund të mësohet për gjysmë ore, për të hartojmë vëllime të tëra dhe japim edhe ixhazete për mësimin e tij.
Ndërkohë, do të ishte më e udhës që të meditonim: Pse u shkatërruan popujt e profetëve para nesh, në mënyrë që të marrim mësim, të ruhemi, të edukojmë dhe të përmirësojmë?
Do të ishte më e udhës të mendonim për arsyet se përse numri më i madh i refugjatëve në botë janë myslimanë, dhe të pyesnim për shkaqet e manipulimit të zgjedhjeve, sundimit ushtarak dhe faktit që vendet tona janë ndër vendet që blejnë më së shumti armë, ndërkohë që tokat e tyre pushtohen vazhdimisht.
Ne nuk pyesim: Pse sundimtari ynë i dështuar dhe i padrejtë qëndron në pushtet për tridhjetë vjet? Dhe pse, kur njerëzit mendojnë ta largojnë atë, ngrihen kundërrevolucione për ta mbajtur në pushtet, edhe nëse kjo çon deri në shfarosjen e një populli të tërë?
Ne nuk pyesim: Pse nuk kemi as edhe një shtet të vetëm që prodhon diçka me rëndësi?
Ne, dhe ne…?!
Përgjigjja e gatshme, e shpejtë dhe gjithmonë e pranishme është se jemi viktima të një komploti botëror.
Dhe harrojmë se edhe ne vetë e ndihmojmë të padrejtin në padrejtësinë e tij; se mashtrojmë dhe gënjejmë në çdo hap; se e urrejmë përpikërinë, profesionalizmin dhe rregullin; se nuk e duam të menduarit dhe se mbytemi në emocione, idealizma dhe iluzione.
Sëmundjet dhe mëkatet tona janë të mjaftueshme për të na shkatërruar, edhe sikur të gjithë njerëzit e tokës të qëndronin në anën tonë.
Sepse, si mund të fitojë ai që nuk ka marrë asnjë prej shkaqeve dhe mjeteve që çojnë drejt fitores?!

Dr. Abdulkerim Bakkar