Në koma prej 2 dekadash, “princi i fjetur” mbush 36 vjeç

Princi arab Al-Waleed bin Khaled bin Talal i njohur ndryshe si “Princi i fjetur” ka mbushur 36 vjeç. Ai ndodhet në koma prej afro 2 dekadash pas një aksidenti me makinë. Siç shkruajnë mediat e huaja, në atë kohë mori dëme të mëdha në kokë. Që prej atëherë, qëndron i pavetëdijshëm në një krevat me një sërë pajisjesh në Riyadh.

Al-Waleed është pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite. Ai është nipi më i madh i Mbretit Abdulaziz. Edhe pse mjekët kanë sugjeruar që prej shumë kohësh të mos mbahet në koma, babai i tij, Princi Khaled bin Talal Al Saud ka refuzuar. Ai beson se një ditë djali i tij do të rikuperohet.

Nëse Zoti do të donte që ai të vdiste, do kishte ndodhur që në 2005-ën. Sot ai do ishte në varr”, shpjegon ai, teksa vijon të kujdeset çdo ditë për të. Nëna e tij, Princesha Reema bin Talal, postoi foto të princit nga fëmijëria e tij dhe foto nga sot në “X” duke shkruar: “I dashuri im Al-Waleed bin Khaled, 20 vjet pas aksidentit ti mbetesh i pranishëm në zemrat tona dhe në lutjet e të gjithë atyre që të duan. Zoti im, shëroje shërbëtorin tënd!”

Në 2019-ën pati raportime se Princi kishte lëvizur pak gjymtyrët, megjithatë gjendja e tij nuk pësoi ndryshim.