Në nëntë mujorin e parë të këtij viti, Gjykata Themelore ka pranuar 44 lëndë të korrupsionit

Kryetarja e Gjykatës Themelore, Afërdita Bytyqi ka thënë se për parandalimin e korrupsionit janë përgjegjëse të gjitha institucionet.

Bytyqi tha se gjatë vitit 2018 janë pranuar 44 lëndë të reja, ndërsa gjyqtarët për krime të rënda 62 lëndë i kanë përfunduar.

“Në trajtimin e lëndëve të korrupsionit duhet të kemi parasysh edhe numrin e provave që marrinë kohë më shumë se lëndët tjera. Gjykata po punon pa reshtur për të trajtuar lëndët e korrupsionit. 44 lëndë vetëm në nëntë mujorin e këtij viti kanë arritur në Gjykatën Themelore të këtij lloji. Shumica e lëndëve të kësaj natyre janë dërguar në prokurori. Ne jemi përkushtuar që rastet që kanë arritur në gjykatë të përfundohen”, ka thënë Bytyqi, raporton lajmi.net.

Tutje, ajo ka theksuar se lëndëve të korrupsionit iu është dhënë prioritet.

Bytyqi ka shtuar se gjatë këtij viti, Gjykata Themelore ka arritur transparencën gjyqësore