Ndarja në vija fetare e pa fetare, në një kohë të zgjedhjeve në një vend me shumicë muslimane është pa aftësi edhe e fetarëve në një shoqëri laramane “fetare”.
Thirrja dhe mbështetja e një grupi të caktuar nga fetarët praktikues , për një grup fetarë të caktuar është e drejtë legjitime dhe e nevojshme.
Fetarët dhe thirrja e tyre për grupe të caktuara apo individ të veçantë nga partitë e ndryshme momentale ekzistuese në vend është plotësisht e drejte e tyre dhe me rëndësi të veçantë.
Izolimi apo vetëshpallja e vetvetes minoritet në një shoqëri ku jemi shumicë, dhe pozicionimi i të gjithëve në një krah politik aktual është vetkapitullim. (Deklarativisht, publikisht duhet të jemi të kujdesshëm)
Ku sipas statistikave ne Kosovën tonë të dashur të vet deklaruar janë më shumë se 93% të besimit islam.
Pastaj të tjerët na masin me masën e tyre e që nuk na bie pastaj tamam!
Për këtë arsye duhet të kihet kujdes të madh që mos të rrëshqasim e me ia dhënë vetvetes autogol.
Të diturit, hoxhallarët, ekspertët e fushave të ndryshme, profesorët doktorët, juristët e që janë praktikues , duhet të kenë kujdes të madh në prononcimet e tyre.
Duke mos i lidhur me simpatitë që kanë ndaj partive politike apo individëve të caktuar duke i përjashtuar të tjerët në partitë tona tjera politike, sepse të gjithë me shumicë i takojnë besimit islam.
Në vendet ku muslimanët janë pakicë është më se e nevojshme proklamimi mbrojta e ndonjë kauze të fortë islame. Bashkimi i muslimanve si një trup është i domosdoshëm, por jo gjithherë që edhe mendimi të jet i njëjtë për një krah të vetëm politik, sepse ne jemi te vetëdijshëm se çka dhe kë dhe çfarë po mbështesim.
Në një vend si i yni në këtë kohë të laramanive dhe ngjyrimeve të ndryshme politike, ngjyrimi ndonëse mundet me qenë më i qëlluar për shumë arsye:
-Kryesorja është atdheu, ruajtja e sovranitetit, interesat e përgjithshme shtetërore .
-Qeshtja fetare, morale e shoqërisë sonë e shumë e shumë arsye tjera për tu mos u bë bllok i posaçëm apo vend qitje e motrave dhe vllezerve tanë shqiptarë ne drejtim të praktikuesve.
Mendimi im nga prizmi i një hoxhe për qështjet politike aktuale është: shpërndarja dhe antarsimi në të gjitha partitë politike, të gjithë janë vllezerit dhe motrat tona .
Vota është e shenjtë dhe në të gjitha partitë ka njerëz të ndershëm, fetarë të kulturuar të ngritur.
Ne në këto zgjedhje nuk jemi duke e matur vetveten në kanar, dhe mos pranoni ta vendosni vetën në kanar (si nje bllok I fetarve) se matematikat aktuale, reale flasin ndryshe .
Sepse rezultati del ndryshe, e askush nga ne nuk duhet të lejoj e sidomos nga intelektualët fetarë e kokë ftohët të shoqërisë sonë që pas zgjedhjeve të na etiketojnë të tjerët si të dojnë.
Islamofobët, përqarësit e popullit shqiptarë të na quajnë minoritet e të na etiketojnë me lloj lloj etikete që ne fillimisht i kemi ushqyer vet me duart tona, sepse u kemi dhënë material qe të na quajn minoritet
Në fund mos ti vendojme partitë politike ne kanarin e paragjykimeve tona e ti gjykojmë e të inatosemi në mes veti për preferencat tona politike që i kemi.
Mbështeteni cilindo që dëshironi mos u përçani mos u ndani .
Bajraktarizmin e fesë dhe besimit nuk e ka askush e asnjë parti politike.
Të gjithë thërrasin ne demokraci, sepse nuk ua ka besuar askush askujt çështjen e fesë dhe as që do tua beson dhe nuk jemi duke e zgjedh (kalifin).
Mos shani,mos ofendoni, mos etiketoni mos paragjykoni, secili nga ne i ka arsyet e veta nga ato shtetërore, fetare, politike e te ngjashme.
Vota është e lirë!
Hoxhë Muhamed Fazliu








