Në prag të zgjedhjeve në Mali, 17 të vdekur

Së paku 17 persona kanë humbur jetën në përleshjet mes grupeve të gjuetisë Dozos dhe fisit Fulani në Mopti, Mali, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se kanë humbur jetën 17 persona nga fisi Fulani. Tensionet në këtë zonë janë ngritur në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën në këtë vend.

Lideri i opozitës maliane, Soumaila Cisse, është sulmuar gjatë një tubimi parazgjedhor në Tumbuktu në veri të Malit.