Në Prishtinë kërkohet drejtësi për rastin “Kumanova”

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur një protestë në Prishtinë.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Teatrit Kombëtar.

Me flamuj dhe me pankarta në duar ata po kërkojnë drejtësi për të dënuarin e rastit ‘Kumanova’.