Në shitje diamanti për 35 milionë $ në Gjenevë

Peshon 18 karat, është diamanti më i madh rozë që ofrohet në ankand

Një gur i çmuar i rrallë, pritet të dalë në ankand në Gjenevë më 8 Nëntor, në vlerën fillestare të rreth 35 milionë dollarëve. Me mbi 18 karat, guri i çmuar është diamanti më i madh rozë që është ofruar ndonjëherë për shitje në ankand.

Diamanti “Fortune pink”, një gur i çmuar jashtëzakonisht i rrallë gjigant, do të dalë në ankand e Christie.

Me mbi 18 karat, guri i çmuar me ngjyra të gjalla është diamanti më i madh rozë në formë dardhe që është ofruar ndonjëherë për shitje, tha shtëpia e ankandeve Christie’s.

“Është një gur i bukur, është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh një diamant rozë të këtë madhësi,” u shpreh për reuters kreu i departamentit të stolive të Christie në Gjenevë.

Diamanti, i cili del në çekiç për herë të parë, është vlerësuar nga 25 deri në 35 milionë dollarë. Guri rozë, i formuar nga pika loti, i cili është montuar në një unazë të rrethuar nga një diamant i madh i bardhë në të dyja anët, peshon saktësisht 18.18 karat.