Në Spanjë të gjithë janë të bindur: Neymar i Realit

Për Neymarin askush nuk është i bindur. E ardhmja e tij në Spanjë shikohet si e sigurtë se do të transferohet te Reali i Madridit.

Sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga PSG pas vetëm një viti në Francë ku fitoi tre trofe, për të veshur fanellën e bardhë të klubit merengues. Florentino Perez është i fiksuar pas Neymar dhe do të bëjë çmos për ta transferuar O’Ney në Santiago Bernabeu. Reali i Madridit është gati të investojë deri në 600 milionë euro për yllin e Seleçaos, përfshirë këtu vlerën e kartonit dhe pagën e futbollistit plus taksat për 5 vitet në vazhdim. Për të shkuar te Neymar, Los Blancos janë gati të sakrifikojnë dyshen Bale-Benzema.

Ndërkohë në krahun tjetër Paris Saint Germain ka probleme të mëdha me fair play-in financiar dhe për të mos rrezikuar sanksione nga UEFA do të bëjë disa shitje të rëndësishme gjatë kësaj verë dhe largimi i Neymarit do ta lehtësonte krejtësisht. /albeu.com/