Në Stamboll u mbajt takimi i dytë i Këshillit të Fetvave

Me datë 16 -17 dhjetor në Stamboll të Turqisë u mbajt takimi i dytë i Këshillit të Fetvave pranë Organizatës Islame të shteteve të Evroazisë ku morën pjesë përfaqësues të 33 shteteve nga Evropa dhe Azia gjegjësisht anëtarët e Këshillit për fetva pranë kësaj organizate, ndërsa nga Kosova mori pjesë përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Vedat ef. Sahiti – këshilltarë i Myftiut dhe njëherësh sekretar i Këshillit për Fetva pranë Kryesisë se Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në hapjen solemne të takimit të dytë mori pjesë edhe kryetari i DIJANET-it të Turqisë Prof. Dr. Ali Erbash i cili i përshëndeti të pranishmit duke i uruar suksese përgjatë punimeve dhe në veçanti theksoi rëndësinë e unitetit veprues kundrejt pyetjeve dhe çështjeve me të cilat ballafaqohen besimtarët në kohët moderne dhe detyrën e ulemasë për ti dhënë përgjigjet e duhura adekuate të bazuara në burimet e të drejtës islame, trashëgimisë së pasur së ulemasë dhe rrethanave te reja të krijuara gjithnjë duke marrë parasysh interesat e besimtarëve. Takimi kishte gjithsej katër sesione.

Me qëllim të shkëmbimit tw përvojave mes institucioneve anëtare, në sesionin e parë, të gjithë anëtarët e Këshillit për fetva prezantuan historikun dhe metodat dhe traditën e institucioneve të tyre në marrjen e vendimeve për fetva, për të vazhduar me tej me seancat shkencore mbi çështje bashkëkohore nga fusha e mjekësisë ku ishin prezent edhe ekspertët e fushës përkatëse.

Në fund të këtij takimit pas diskutimeve dhe debateve të zhvilluara gjatë dy ditëve në katër sesione, Këshilli për Fetva i Organizatës Islame Euro-Aziatike miratoi dhe nxori disa fetva që kanë të bëjnë me çështje bashkëkohore nga fusha e mjekësisë.

Fotografia e Bashkësia Islame e Kosovës