Turqia e ka vendosur datën e 12 qershorit për të rifilluar kampionatin e ndërprerë.
Të mërkurën kur u mor vendimi, doli lajme se klubi Erzurumspor BB që garon në divizionin e dytë, ka disa anëtarë të prekur.
Sot është përkeqësuar situata dhe Besiktas është goditur keq nga COVID-19.
Klubi i famshëm turk, ka lajmëruar infektimin e tetë personave.
Besiktas nuk ka bërë të ditur nëse janë të gjithë futbollistë apo pjesëtarë të stafik teknik e klubit.
Tekin Kerem Ulku që mban postin e doktorit të Besiktas dhe ka deklaruar në një komunikatë zyrtare se të gjithë anëtarët e klubit i janë nënshtruar testeve.
Besiktas renditet në vend të pestë të Superligës turke.
Bardhezinjtë numërojnë 44 pikë dhe vendi i parë, që ndahet mes Trabzonspor dhe Basaksehir, ndodhet nëntë pikë larg.