Në Ulqin mblidhen ndihma për Turqinë, qytetarët dhurojnë çdo gjë që munden

Qytetarë nga i gjithë Mali i Zi kanë dërguar ndihma të martën për qytetarët e Turqisë të cilët për shkak të pasojave katastrofike të tërmetit kanë nevojë për rroba të ngrohta, batanije dhe jorgan.

Edhe në Ulqin, banorët shqiptarë dhe malazezë kanë mbledhur ndihma dhe i kanë dërguar pranë Ambasadës Turke në Malin e Zi. Kjo formë e mbështetjes është iniciuar nga një qytetar i Turqisë në bashkëpunim me Ambasadën Turke dhe është pritur shumë mirë nga të tjerët.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një video që tregon ndihmat e shumta që qytetarët kanë mbledhur për të ndihmuar sadopak Turqinë e cila po kalon momente tepër të vështira pasi më shumë se 5,500 njerëz kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur e ndodhen ende nën rrënoja.