Negociatat Ukrainë-Rusi shtyhen për nesër

Mykhailo Podoliyak

Një “pauzë teknike” është arritur për negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, ka njoftuar Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ai shkroi në Twitter se bisedimet do të vazhdojnë të martën, derisa sot u pauzuan për punime në nëngrupe mes ekipeve negociuese.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka cilësuar të vështirë raundin e katërt të bisedimeve me Rusinë.

Nëpërmjet një video-mesazhi, Zelenskyy ka thënë se bisedimet e vështira po vazhdojnë edhe në tryezën e sotme të negociatave. /koha