Nëntë persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Këtë e ka konfirmua për teve1.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pjesës, Fadil Gashi.

Ai tha se në këtë aksident i cili ka ndodh saktësisht në fshatin Gllaviqicë janë përfshirë tri vetura dhe një kombaj.

“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona”.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.