Nëpër shi dhe baltë, Rohingyat presin të marrin ushqim në kampet e refugjatëve

Qindra mijëra refugjatë Rohingya, shumë prej tyre gra dhe fëmijë janë duke pritur në radhë për të marrë paketa të ndihmave në qytetin Bazar Cox në kufi me Mianmarin.

Gratë me foshnjet në shpatullat e tyre po qëndronin në shi për të marrë ushqim.

Kaosi ka përfshirë gjithë rrethin e Balukhali, ku një numër i madh i Rohingyave janë strehuar.

Më shumë se gjysma e rreth 412,000 Rohingya, të cilët kanë shpëtuar nga masakrat e ushtrisë së Mianmarit, jetojnë në vende të improvizuara pa strehë, ujë të pijshëm dhe kanalizim. /MESAZHI/